Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Euro 2008, Artim Shaqiri paralajmėron Anglinė

Futbollisti shqiptar qė luan pėr Kombėtaren e Maqedonisė, Artim Shaqiri, paralajmėroi Anglinė, tė sė cilės i ka shėnuar njė gol tė jashtėzakonshėm portierit David Seaman direkt nga goditja e kendit nė vitin 2002. Ish-mesfushori i Uest Brom, Artim Shaqiri, beson se Maqedonia ka shanse tė mira pėr kualifikim pėr Euro 2008, teksa pėrgatiten pėr ndeshjen kundėr Holandės. 32-vjeēari Shaqiri tha pėr BBC Sport: “Ne barazuam kundėr Anglisė pėr Euro 2004 dhe nė kualifikueset e Kupės sė Botės ne barazuam dy herė kundėr Holandės”. “Askush ndoshta nuk e parashikon, por ne kemi ekip tė mirė dhe kemi shanse tė jemi tė parėt ose tė dytėt nė grup”. Maqedonia e filloi fushatėn me njė fitore 1-0 me Estoninė jashtė fushe dhe nė Grupin E ndodhet sė bashku me Anglinė, Izraelin, Estonin, Andorrėn dhe Kroacinė Artim Shaqiri ėshtė futbollisti me mė shumė ndeshje ndėrkombėtare nė Maqedoni dhe ka shpresa tė larta pėr fushatėn aktuale kalifikuese. Ai bazon optimizmin e tij te forma e mirė e Maqedonisė nėn urdhėrat e trajnerit Srecko Katanec, trajnerin qė drejtoi Slloveninė nė finalet Euro 200 dhe nė finalet e Kupės sė Botės 2002. Maqedonia humbi ndeshjen e parė miqėsore me Bullgarinė, por ka fituar tre takimet e fundit pėrfshirė atė kundėr Estonisė. Shaqiri ka mbetur i befasuar nga trajneri i ri i Maqedonisė qė ka zgjedhur nė ekip njė grup lojtarėsh qė mė sė shumti luajnė futboll jashtė shteteve ballkanike. “Qysh kur Katanec morri Kombėtaren tė gjithė lojtarėt kanė punuar shumė fort”, - thotė Shaqiri. “Katanec dėshiron tė punojė me njė grup lojtarėsh. Ne kemi 10 ditė qė pėrgatitemi pėr ndeshjen kundėr Anglisė”. I ngulur thellė nė kujtesė e Shaqirit ėshtė goli i shėnuar kundėr Anglisė nė stadiumin e Southampton nė tetor tė vitit 2002. “Ėshtė njė nga golat me mė tė bukur qė kam shėnuar dhe nuk do ta harroj kurrė atė. U shėnua kundėr Anglisė dhe kundėr David Seaman dhe ndryshoi jetėn time”, thotė ai. “Ne arritėm tė merrnin njė barazim, unė luajta shumė mirė dhe unė dėshmova se mund tė luaja nė Angli”. “Pėrpara ndeshjes tė gjithė thoshin se Anglia mund tė shėnojė pesė ose gjashtė gola, ndėrkohė qė ata humbėn me ne dy pikė”. Kur Anglia udhėtoi pėr nė Shkup pėr ndeshjen e kthimit kundėr Maqedonisė nė shtator tė vitit 2003, njė ndeshje tė cilėn ajo e fitoi 2-1, Shaqiri ishte sėrish nė qendėr tė vėmendjes pasi ai kreu disa ndėrhyrje kundėr mesfushorit anglez Devid Bekam. Nė janar tė vitit 2003, Uest Brom u pėrpoq tė nėnshkruante me Shaqirin kur ai luante pėr CSKA e Sofjes por marrėveshja nuk u arrit pėr shkak tė termave financiarė me klubin bullgar. Pėrfundimisht Shaqiri u bashkua me klubin anglez nė verėn e vitit 2003, ndėrsa u largua prej tyre dy vjet mė pas te klubi danez Aalborg, por tani ai ėshtė nė rradhėt e klubit maqedonas Vardar i Shkupit. Shaqiri mungoi nė fitoren kundėr Estonisė pėr shkak tė njė dėmtimi, por shpreson tė jetė gati pėrballė Anglisė. “Unė dėshiroj tė marrim njė rezultat tė mirė dhe tė luaj”, shton ai. -------------------------- Pėrgatiti: Aurel Vrenozi asport@albania-sport.com