Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Perikli Dhales, sportisti qė po i rikthen sportit “Qemal Stafėn”

Nga Altin B. Kodra (Standard)
Qė nga emėrimi i tij nė krye tė impiantit mė tė madh sportiv nė Shqipėri, Dhales u ka rezistuar presioneve dhe e ka shndėrruar imazhin e Stadiumin Kombėtar nga njė mish-mash lokalesh, servisesh apo lavazhesh, nė njė tempull tė sportit. Nė ditėt e tij si futbollist, Perikli Dhales njihej si kundėrshtar qė nuk para tė hapte rrugė dhe nuk e njihte kompromisin, duke qenė i famshėm pėr atė episod tė pazakontė tė periudhės sė regjimit komunist, kur, duke mos qenė nė gjendje ta ndalte kundėrshtarin, e kapi atė nga tė mbathurat, duke ia grisur ato. Dhe vitet pak kanė bėrė pėr ta ndryshuar sportistin me trup tė ngjeshur, tashmė, natyrisht, paksa mbi peshė, dhe vetė puna e tij nė kėto muaj tė parė tė emėrimit tė tij nė krye tė Sh.a. sė Qendrave sportive, tregon se mbetet po ai sportisti luftarak nė shpirt. Pasi ka trashėguar njė stadium kombėtar me njė fushė nė njė gjendje tė mjeruar, me mjedise tė brendshme nė njė gjendje pėr tė ardhur keq dhe tė mbytur rreth e rrotull nga lokale tė shumta, servise apo lavazhe makinash, Dhales mori pėrsipėr rikthimin e impiantit mė tė madh sportiv nė origjinė, pra, nė njė tempull tė sportit nė pėrgjithėsi dhe futbollit nė veēanti. Nuk ka qenė aspak e lehtė, sepse, sikundėr nė ēdo aspekt tė jetės nė Shqipėri gjatė 8 viteve tė qenies nė pushtet tė Partisė Socialiste, edhe rreth e rrotull “Qemal Stafės”, konjukturat rozė kishin thurur rrjetat e tyre tė interesave. Gjithsesi, tashmė gjithēka ėshtė davaritur dhe i mbiquajturi “Uembli” i futbollit shqiptar, merr frymė lirisht, ndėrkohė qė vetė drejtori i tij Dhales, konfirmon se puna pėr rinovimin e impiantit sportiv nė pėrgjithėsi ka pėrfunduar, ndėrsa vazhdon vetėm ajo pėr rehabilitimin e pjesės sė jashtme tė tij. Por, ēfarė ka ndryshuar konkretisht te “Qemal Stafa”. “Ėshtė njė rikonstruksion qė synon t’i ndryshojė totalisht pamjen stadiumit dhe qė do tė bėjė atė tė duket me tė vėrtetė si njė impiant bashkėkohor”, pohon Dhalesi duke folur pėr gazetėn “Standard” pak para se impianti i rinovuar tė pėrurohet me ndeshjen eliminatore tė kuqezinjve ndaj Rumanisė. “Duke u nisur nga gjendja e keqe e stadiumit gjatė viteve tė fundit, qė nga tapeti i barit dhe tė gjitha ambientet pėrreth jashtė, dhe brenda, dhomat e zhveshjes, taraca, nyjet sanitare, u detyruam tė bėnim njė rikonstruksion tė plotė tė stadiumit. - vijon ai. - Duke filluar qė nga tapeti i barit, qė ėshtė edhe kryesori, ėshtė i njė cilėsie mjaft tė mirė dhe shtresat nėn tij janė ndėrruar gjithashtu. Ėshtė nė gjendje qė tė thithė me tonelata ujė dhe tė duket sėrish sikur nuk ka ndodhur asgjė. Sigurisht, ėshtė punuar vetėm gjatė orėve tė natės, pasi ditėn kushet atmosferike ishin tė papėrshtatshme.” Mė tej, Dhales sqaron edhe detaje tė tjera tė rinovimit tė stadiumit. “WC-tė nė tribunėn karshi janė bėrė tė reja dhe nuk kanė ekzistuar mė parė, kėshtu qė tani stadiumi pėrmbush njė tjetėr kusht tė pėrcaktuar nė manualin e UEFA-s, - shpegon ish-futbollisti i Tiranės. - Gjithashtu, taraca i ėshtė nėnshtruar njė rikonstruksioni model tė plotė, duke qenė se ishte nė gjendje tė mjerueshme. Ėshtė bėrė hidroizolimi, sipa projektit dhe standardeve tė kėrkuara. Njė tjetėr investim i konsiderueshėm ka qenė ai i dhomave tė zhveshjes, ku qėndrojė gjithmonė skuadrat gjatė ndeshjeve tė kampionatit shqiptar. Gjendja e tyre ishte tejet e amortizuar. Bėhet fjalė pėr njė rikonstruksion tė plotė tė koridorit, dhomave tė zhveshjeve, banjove, qė kanė ndėrruar plotėsisht pamje.” Por kėto nuk janė punimet e vetme qė janė bėrė nė Stadiumin Kombėtar “Qemal Stafa”, pasi drejtoir Dhales vijon mė tej, duke shpjeguar edhe ndryshime tė tjera qė do t’i bėhen kėtij impianti gjatė viteve tė ardhshme. “Ėshtė vėnė dorė edhe nė instalimet elektrike, qė janė bėrė tė reja, ashtu si edhe instalimet hidraulike nė tė gjithė stadiumin, - thotė ai. - Kishte mė shumė se 70 vjet qė kėto instalime nuk ishin prekur fare. Gjithashtu, shpresojmė nė tė ardhmen qė tė kemi edhe njė tabelė elektronike tė re, qė na ėshtė premtuar nga disa firma qė merren me tė tilla pajisje dhe do tė na sponsorizojnė. Nuk bėhet fjalė pėr kėtė vit, pasi sipas bisedave qė kemi bėrė, mendohet qė ajo tė jetė e gatshme nė fillim tė vitit tė ardhshėm.” Shuma e investuar deri tani kap njė total prej 20 milion lekėsh, por do tė ketė edhe investime tė tjera. “Mendojmė se deri tani ėshtė kryer pothuajse 90% e rikonstruksionit tė ambienteve tė stadiumit dhe thuajse plotėson tė gjitha kushtet qė kėrkon UEFA pėr licencimin e stadiumit pėr ndeshje ndėrkombėtare, - thotė Dhalesi. Njė rėndėsi tė veēantė po i kushtohet nė kėtė fazė edhe fasadės sė impiantit. Pas pėrfundimeve tė punimeve kryesore dhe mė tė rėndėsishme, firma qė ka fituar tenderin ėshtė duke u kujdesur njėkohėsisht edhe pėr fasadėn, qė synon t’i rikthejė stadiumit shkėlqimin e humbur. Nė fakt, shenjat e para tė kėtij procesi mund tė vihen re nė pjesėn e pėrparme tė stadiumit, qė ka ndryshuar deri diku pamje. Shumė shpejt, pasi impianti tė jetė ēliruar nga tė gjitha ndėrtimet pėrreth, do tė ketė njė fytyrė krejt ndryshe nga ē’e kishte mė parė. Stadiumi kombėtar “Qemal Stafa” ėshtė ndėrtuar nė vitin e largėt 1938 dhe ka njė arkitekturė klasike italiane tė asaj kohe. Ai qė njihet si tempulli i futbollit shqiptar, ėshtė impianti mė i madh qė ekzsiton nė Shqipėri dhe i pajisur me njė pistė tė shtruar me tartan, e vetme nė Shqipėri. Aktualisht, stadiumi llogaritet tė ketė rreth 18 mijė vende tė ulura dhe ėshtė i pari i pajisur me ndriēim nė Shqipėri. Stadiumi njihet po aq mirė edhe jashtė vendit, duke qenė se historikisht nė tė ka luajtur tė gjitha ndeshjet brenda kombėtarja shqiptare e futbollit. Nė tė kanė luajtur emra tė mėdhenj tė futbollit botėror, qė janė pėrballur me pėrfaqėsuesen kuqezi ndėr vite. Pėrveē kėsaj, aty janė luajtur edhe takimet mė tė rėndėsishme tė klubeve shqiptare nė kompeticionet evropiane dhe ato kombėtare. Nė tė luajnė tė gjitha ndeshjet brenda skuadrat kryeqytetase, Dinamo dhe Partizani. Gjatė historisė sė tij 72-vjeēare, stadiumi i ėshtė nėnshtruar disa rikonstruksioneve, qė kanė qenė mė tė shpeshta pas viteve ‘90. “Qemal Stafa” ėshtė stadiumi me kapacitetin mė tė madh nė vend dhe pret gjithashtu tė gjitha garat kombėtare tė atletikės. Rikonstruksioni i sivjetshėm ėshtė mė i madhi qė ėshtė kryer ndonėherė nė kėtė impiant, pasi bėhet fjalė pėr riparim total nė tė gjitha ambientet. Shuma qė ėshtė investuar mendohet tė ketė arritur shifrėn 25 milionė lekė tė reja. Stadiumi menaxhohet nga njė shoqėri aksionere, drejtor i sė cilės ėshtė z. Perikli Dhales.