Shqiptari Ermal Kurtoglu (Kuqo), shėnoi 21 nga 24 pikėt e tij nė gjysmėn e dytė dhe nė kohėn shtesė, duke e udhėhequr pėrfaqėsuesen e vendit tė tij adoptuar, Turqinė, drejt njė fitoreje 95-84 kundėr Lituanisė, ēka bėri qė turqit tė mos renditen mė poshtė se 6-shja e parė nė Botėrorin e Basketbollit Japoni 2006. Por vendi i gjashtė nuk ėshtė ai qė Kuqo dhe shokėt e tij tė skuadrės kanė nė mendje, ndėrkohė qė kanė mėsuar po dje se cila do tė jetė kundėrshtarja e radhės nė duelin pėr vendin e pestė dhe tė gjashtė, pasi Franca dhuroi surprizėn, duke mundur Gjermaninė 75-73 nė ndeshjen tjetėr tė ditės.
Pavarsisht nga kundėrshtari, skuadra turke, e drejtuar nga Bogdan Tanjeviē do tė synojė vendin e pestė, ēka do tė ishte njė kurorėzim i suksesshėm i ecurisė sė Turqisė nė kėtė veprimtari botėrore tė basketbollit, pasi ka pėrmbysur tė gjitha gjasat, ka kapėrcyer dėmtime tė shumta dhe, mbi tė gjitha, ka pėsuar njė transformim rrėnjėsor qė nga ajo fiasko e Kampionatit Evropian pėr tė ardhur deri kėtu. Pavarsisht nga fakti se Kuqo ėshtė njė nga 12 lojtarėt e pėrfaqėsueses turke, ai ka qenė nė fokusin e shtypit ndėrkombėtar dhe mė poshtė vijon biseda e me korrespondentin e FIBA-s, Simon Uillkinson, pas fitores mbresėlėnėse nė kohė shtesė kundėr Lituanisė.
- Keni kapėrcyer njė disavantazh prej plot 10 pikėsh kur kishin mbetur edhe 2 minuta e 30 sekonda lojė, duke e barazuar rezultatin dhe duke fituar, madje bindshėm. Si ndjehemi pas kėsaj pėrmbysjeje dhe fitores?
- Ishte njė fitore e madhe, por unė nuk mendoj se ne e vodhėm fitoren. Kjo ishte njė fitore e merituar, sepse ne kemi luajtur fort qė nga fillimi i pėrgatitjeve, nė fillim tė korrikut dhe, faktikisht, kemi rreth 50 ditė qė luajmė jashtė fushės sonė. Por ia ka vlejtur barra qiranė. Po, po, tė vish kėtu dhe tė jesh nė gjendje tė luash pėr vendin e pestė nė botė, me tė vėrtetė bėn qė tia vlejė barra qiranė.
- Nuk ka dyshim qė renditja midis 6 mė tė mirave tė botės ėshtė padyshim njė rezultat i madh pėr Turqinė, apo jo
?
- Ky ėshtė njė rezultat i madh pėr basketbollin turk dhe ėshtė diēka mjaft pozitive pėr tė ardhmen e kėtij sporti nė kėtė vend, veēanėrisht po tė kesh parasysh se do tė jetė vendi qė do tė organizojė Botėrorin e ardhshėm tė Basketbollit mė 2010-n. Lojtarėt tanė tė rinj po fitojnė mjaft pėrvojė kėtu dhe kjo nėnkupton se ata po fitojnė edhe siguri nė vetvete. Kjo ėshtė vendimtare pėr zhvillimin e skuadrės, sepse, kur tė luajmė Botėrorin e ardhshėm nė shtėpinė tonė, do tė jemi njė skuadėr edhe mė e mirė dhe do tė synojmė realisht pėr njė medalje.
- A mund tė na flisni pėr mėnyrėn sesi ju dhe Ender Arslani luajtėt nė gjysmėn e dytė tė ndeshjes, duke e udhėhequr Turqinė drejt kapėrcimit tė njė disavantazhi me dy shifra, duke e barazuar rezultatin e duke e ēuar atė nė kohė shtesė, si dhe duke e fituar atė me 11 pikė epėrsi?
- Mbase sot ishte dita jonė me fat, por unė mendoj se ajo qė na ka sjellė neve deri kėtu, nuk ishte loja individuale. Kjo skuadėr ka shumė lojtarė qė mund tė shėnojnė 20 a mė tepėr pikė nė njė ndeshje tė cakuar. Por, gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qė tė mos kesh vetėm njė apo dy skuadra qė e bėjnė kėtė nė ēdo ndeshje, pasi, pėrndryshe, do tė kishim njė skuadėr me njė superyll. Nė skuadrėn tonė, gjithkush ėshtė njė yll, sepse ne luajtėm tė gjithė me zemėr dhe nuk ka rėndėsi se kush ėshtė ai qė shėnon. Ajo qė ka mė rėndėsi nė pėrfundim tė ndeshjes ėshtė rezultati. Askush nuk do tė thotė qė unė munda Lituaninė, por qė Turqia mundi Lituaninė. Kėshtu qė, ajo qė ka rėndėsi, nuk ėshtė emri nė pjesėn e pasme tė fanellės, por flamuri pėrpara saj dhe kjo ėshtė arsyeja qė luan nė njė skuadėr pėrfaqėsuese. Serkan Erdogan na udhėhoqi gjatė shumicės sė kėsaj veprimtarie, Ersan Iljasova dhuroi disa ndeshje tė bukura, por, nuk para ka rėndėsi se kush fiton, pėr sa kohė qė ne tė fitojmė.
- A ėshtė kjo fitore edhe mė e veēantė pėr shkak tė gjithė atyre dėmtimeve qė keni pasur nė skuadėr? Disa nga lojtarėt kanė luajtur duke qenė tė dėmtuar, ndėrsa tė tjerėt skanė arritur tė luajnė dot, apo jo
?
- Eh, nuk do ta besoni, por dhomat tona tė zhveshjes ngjajnė me njė fushė beteje. Tė gjithė kanė pėsuar dėmtime dhe ka lojtarė qė kanė luajtur tė dėmtuar, ēka tregon njė shpirt me tė vėrtetė tė paepur. Kapiteni ynė, pėr shembull, Ibrahim Kutlluaji, nuk luajti dot sot (dje), sepse kavilja e tij ishte shumė e ėnjtur dhe, ndonėse ai nuk luajti, na ndihmoi mjaft nga stoli, duke na dhėnė zemėr dhe duke na kėshilluar.
- Kjo nuk ėshtė hera e parė nė kėtė veprimtari qė Turqia ka pėrmbysur rezultatin, pasi e bėtė kėtė mė sė fundi nė ndeshjen e 1/8-ave kundėr Sllovenisė. A nuk tregon kjo sesa tė fortė jeni kur ndesheni me vėshtirėsi dhe se jeni tė aftė pėr tė kryer pėrmbysje tė mėdha?
- Nuk do tė thoja qė tregon se jemi tė mirė pėr tė kryer pėrmbysje tė mėdha, por qė luajmė me zemėr dhe se nuk jepemi lehtėsisht. Nėse luan me zemėr, fort dhe nuk pranon kurrsesi tė humbasėsh, ky ėshtė rezultati qė merr. Dhe kjo ėshtė pjesė e tė qenit njė skuadėr e mirė.
- Dihet tashmė qė skuadra pėrfaqėsuese e Turqisė nė basketboll ka bėrė shumė rrugė nga Evropiani i Basketbollit vitin e shkuar. Pėr ata qė nuk e njohin skuadrėn, ēmund tė na thoni ju pėr tė?
- Ju mund ta shikoni potencialin e vėrtetė tė basketbollit turk vetėm duke hedhur njė sy nė gjirin e kėsaj skuadre. Ėshtė e vėrtetė qė disa nga lojtarėt mė tė mirė, nė mos mė tė mirėt, mungojnė nė kėtė pėrfaqėsuese, tė tillė si Mehmet Okur, Hidajet Turkoglu dhe Mirsad Turkan, tė cilėt janė simbole kombėtare tė kėtij vendi. Por, ne kemi gjithashtu njė brez tė ri basketbollistėsh, tė lindur midis 1986-s dhe 1987-s, tė tillė si Iljasova apo tė tjerėt dhe kjo tregon se basketbolli turk ėshtė i mbushur me talente.
- Renditja nė vendin e gjashtė do tė ishte padyshim njė arritje, por, duket se ju po synoni pėr mė tepėr, apo jo
?
- Jo, absolutisht jo! Ne e duam atė vend tė pestė dhe ky ėshtė synimi ynė. Edhe nėse humbasim, ky do tė niveli mė i lartė i arritur ndonjėherė nga pėrfaqėsuesha e Turqisė nė njė kampionat botėror. Gjithsesi, ne duam ta fitojmė patjetėr atė ndeshje.
Pėrshtati: Altin B. Kodra
|