Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nëntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nëntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Trjaneri bjellorus Puntus: "Di ta “kurdis” skuadren"

Ne prag te ndeshjes se 2 shtatorit, ne Minsk, kur starton turneu kualifikues ne grupe i Euro 2008, trajneri i kombetares se Bjellorusise, Juri Puntus, ne nje interviste per nje nga gazetat e Minskut, nder te tjera, ka treguar se nuk beson ne “shenjat” dhe skuadra e tij do te luftoje perballe shqiptareve pa kursyer asgje. Me poshte po botojme pjese nga kjo interviste. - * - -Cfare ndieni ne shpirt? -Siguri. Kombetarja ka arritur potencialin e saj dhe rezultati nuk do te vonoje. Une jami kenaqur me sjelljen e djemve ne ndeshjen miqesore ndaj Andorres. Ata luajten me te gjitha energjite. -Por kundershtaret tane te pare, shqiptaret, do te jene ku e ku me te forte se andorrasit amatore... -Dakord. Por, nese ndodh qe ne te fitojme thelle me shqiptaret, cka eshte plotesisht e mundshme, atehere nuk do te degjoi vetem pergezime. Do te thone edhe se nuk luajti Bjellorusia fort, por Shqiperia ishte e dobet. Per mua kjo eshte e zakonshme, megjithate, do te deshiroja te ishte nje trajtim objektiv dhe jo deshire e disa kritizereve per te te ulur medoemos. Ne kombetare luajne personalitete, ata gjithashtu e lexojne gazeten dhe nxjerrin perfundime. Besomeni, ata vijne jo per hir te parave. Ajo, cka atyre u paguajme, nga kendveshtrimi i nje punetori te thjeshte mund te duket nje shume e cmendur. Por, ne raport me tregun e futbollit boteror, ato nuk jane para. Para se gjithash, djemte vijne te luajne per Atdheun, qe u dha atyre “vizen” per ne jete. -Nga se ndryshon kombetarja juaj nga ajo e meparshmja? -Ndryshime revolucionare nuk do te kete... Do te perpiqem te luajme jo me nje, por me dy sulmues, meqe kam dhe mundesine e perzgjedhjes. -Po ne raportet brenda skuadres? Une u perkas atyre trajnereve, qe e ndertojne gjithcka mbi bazen e besimit. Mund t’ju garantoj se ne cdo ndeshje skuadra do te luftoje per vendin, per popullin. -Aleksander Hleb e kritikojne se ne kombetare ai nuk luan si te Arsenali... -Ai do te luaje ne maksimumin e mundesive te tij. Per kete jam me teper se i sigurt. Une di si ta “kurdis” ate. -Por kembet e tij kushtojne miliona euro... -Nuk e shkoj ne mend se ne loje ai do te mendoje per kete. -Sa i jane premtuar skuadres per daljen ne finalet e kampionatit te Europes? -Skuadra e di shumen, ndersa per te tjeret eshte e fshehte. -Ne ndeshjen e pare do te vishni po ate kostum, si ne miqesoren me Andorren? -Po ate. Jo se nuk kam te tjere, as dhe per paragjykim, por sepse ne te ndihem komod. -Megjithate, a keni “shenja”? -Trokas ne peme qe te mos me marrin sysh. I besoj vetem vetes dhe Zotit. Pergatiti: M.J ------------------------ Ne prag te ndeshjes se neserme, mediat e Minskut japin edhe formacionin e mundshem, secila sipas pikepamjes se saj. Ja nje nga variantet e mundshme: Homutovskij (Tom, Rusi), Shtaniuk (Luc Energia, Rusi), Omeljancuk (Shinik, Rusi), Jurevic (Shahtior, Bjellor.), Kulci (Tom, Rusi), Kallacev (Rostov, Rusi), Romashenko (Dinamo M, Rusi), A.Hleb (Arsenal, Londer), Kovba (Krilja Sovietov, Rusi), Kutuzov (Parma, Itali), Koncevoj (MPZ RIPO, Bjellorusi)