Legjionarėt e kombėtares shqiptare duket se nuk do ta nisin mirė kėtė sezon tė ri futbollistik. Nė prag tė takimit me San Marinon, legjionarėt kuqezinj nuk janė tė gjithė tė sistemuar nėpėr klubet europiane. Shumica e lojtarėve kanė gjetur nga njė skuadėr dhe luajnė nėpėr kategoritė e para dhe tė dyta tė Italisė, Francės, Gjermanisė, Ukrainės, Greqisė, Qipros dhe disa shteteve tė tjera. Ndėrkohė shqetėsues ėshtė fakti se 5 lojtarėt titullarė tė kombėtares tonė ende nuk kanė gjetur ndonjė sistemim pėr tė qėnė, ndonėse shumica e kampionateve tashmė ka filluar ose do tė fillojė sė shpejti. Me San Mario dhe Bjellorusinė tek dera, kjo ėshtė gjendja e kuqezinjve.
Tė stabilizuar janė tashmė nė Ukraninė, Curri, Dallku, Beqiri dhe Shkėmbi, ndonėse ky i fundit nuk ėshtė se ka luajtur shumė kėtė sezon. Beqiri, sezonin e fundit ka luajtur nė Izrael dhe vetėm para disa ditėsh ėshtė kthyer te Metalurg Donetsk.
Nė kampionatin grek, ata qė i kanė rezistuar konkurencės janė Alban Bushi dhe Altin Haxhi. \"Loku\" ka lėnė Levadhiakosin dhe ka firmosur pėr Apollon Kallamarianė. Nga ky ekip ėshtė larguar Haxhi, qė ka firmosur pėr Ergotelisin. Eshtė larguar pėrfundimisht nga Greqia, Arjan Beqaj, qė ka kaluar nė Qipro dhe ka firmosur pėr Anothorsosin. Nė Itali, Erion Bogdani vazhdon tė qėndrojė te Siena, dhe Igli Tare te Lacio.
Nė Gjermani aktualisht me ekip janė Altin Lala, kapiten i Hanoverit. Edmond Kapllani vazhdon tė luajė nė Bundesligėn 2, sė bashku me Mehmet Dragushėn tė Paderborni, ndėrkohė qė Bekim Kastrati luan te Hamburgut. Nė Francė, Lorik Cana mbetet njė nga lojtarėt bazė tė Olimpik Marsejės. Nė Zvicėr i vetmi legjionar ėshtė Ansi Agolli, qė para pak ditėsh ka firmosur me Lucernėn. Dhe nė fund Redi Jupi. Tiranasi vazhdon tė jetė tek Diarbakirspori edhe pse ai ėshtė shprehur se nuk do tė qėndrojė nė kėtė skuadėr, por do tė kėrkojė fatin diku tjetėr.
Gjithsesi, nga 17 lojtarė legjionarė, qė aktualisht kanė ekip, vetėm 6 7 prej tyre luajnė si titullarė nė kombėtare dhe kanė qenė boshti kryesor i saj. Tė tjerėt janė grumbulluar shumė herė, por ndeshjet i kanė nisur si zėvendėsues apo nuk kanė luajtur fare.
Lojtarėt pa ekip, problemi shqetėsues
Edhe pse shumica e lojtarėve shqiptarė qė luajnė nė Europė, kanė ekip, pjesa tjetėr dhe qė mban peshėn nė skuadėr, janė nė mes tė katėr rrugėve. Nė kėtė grup bėjnė pjesė 4 lojtarė qė nuk janė dosido pėr skuadrėn tonė tė varfėr me talente. Tė paktėn deri tani, Ervin Skela nuk ka ekip dhe nė merkato nuk mbetet emri mė i lakuar. Dhe vlonjati nuk ėshtė ndonjė lojtar dosido. Nga kėmbėt e tij niset ēdo aksion i kuqezinjve. Aktualisht, Skela zhvillon stėrvitjen me njė ekip tė Bundesligės 2, por pa ndonjė qėllim tė qartė, nėse do tė qėndrojė nė Gjermani apo jo. Pa skuadėr ėshtė Edvin Murati. Pasi ėshtė larguar nga Iraklisi, dje i ka thėnė pėrfundimisht \"jo\" edhe Apollon Kallamariasė.
Ai qė ka luajtur me Brest sezonin e kaluar, por qė aktualisht nuk i dihet as nami as nishani ėshtė Adrian Aliaj, pėr tė cilin gjithashtu, nuk dihet se ku do tė luajė kėtė sezon. Edhe Florian Myrtaj qė sezonin e shkuar ka luajtur nė Serinė B dhe C tė Italisė nuk rezulton se ka ka gjetur skuadėr.
Pra, shihet qartė gjendja e ekipit tonė. Ndonėse shumica ka ekip, disa prej titullarėve vazhdojnė tė shtegtojnė nga njė vend nė tjetrin pėr tė gjetur ndonjė ekip, sa pėr tė futur kėmbėt. Dhe tri ndeshjet e kombėtares janė tek porta. Tė shohim se ēdo tė sajojė Bariēi, trajneri i kombėtares shqiptare.
Kuqezinjtė, aktualisht me ekip
1. Arjan BEQAJ Anorthosit (K1)
2. Elvin BEQIRI Metalurg Donetsk(K1)
3. Armend DALLKU Volska Potlava (K1)
4. Debatik CURRI Volska Potlava (K1)
5. Altin LALA Hanover (K1)
6. Lorik CANA Olimpik Marsejė (K1)
7. Besnik HASI Lokeren (K1)
8. Altin HAXHI Ergotelis (K1)
9. Mehmet DRAGUSHA Paderborn (K2)
10.Bledi SHKEMBI Metalurg Zaporizhja (K1)
11.Ansi AGOLLI Lucernė (K1)
12.Igli TARE Lacio (K1)
13.Erion BOGDANI Siena (K1)
14.Redi JUPI Diabakirspor (K2)
15.Alban BUSHI Apollon Kallamaria (K1)
16.Edmond KAPLLANI Karlsruhe (K2)
17.Bekim KASTRATI Hamburg (K1)
Lojtarėt qė nuk kanė skuadėr
1. Ervin SKELA Pa ekip
2. Edvin MURATI Pa ekip
3. Florian MYRTAJ Pa ekip
4. Adrian ALIAJ Pa ekip
Nga Olsi Avdiaj
Sporti Shqiptar |