Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Runi- gjithnjė problem temperamenti

Kanė kaluar vetėm 34 ditė nga ai karton i kuq pėr sulmuesin e Anglisė, Runi qė krijoi aq shumė polemika, nė ndeshjen ēerekfinale tė botėrorit tė Gjermanisė, Angli-Portugali dhe pėrsėri temperamenti shpėrthyes i 21-vjeēarit ka krijuar shqetėsime te tekniku Ferguson. Ky i fundit ka frikė se Runi mund tė pezullohet nė startin e sezonit tė ri. Gjyqtari holandez Bosen ka larguar nga fusha Runin nė fundin e pjesės sė pare, nė ndeshjen qė Manēester Junajtid fitoi 3:1 me Porton, nė turneun e Amsterdamit, pasi goditi nė fytyrė njė mbrojtės kundėrshtar nė luftėn pėr topin. Sulmuesi i ri anglez, pėrballet me njė pezullim prej tre ndeshjesh nė startin e sezonit, ndaj Fulham, Charlton dhe Uatford, nėse gjyqtari e e cilėson nė raportin e tij, veprimin e Runit, si violent. Ferguson nuk vonoi tė marrė nė mbrojtje sulmuesin e tij, duke theksuar se Runin po e ndėshkon reputacioni i krijuar. Nuk mund ta shpjegojė ndryshe duke pare njė veprim tjetėr, kur Solskjaer u godit me bryll dhe kundėrshtari i tij as dhe u paralajmėrua. “Nuk pashė asnjė ndryshim nė veprimin e kryer nga futbollisti i Portos dhe Runi. Por metri i ndėshkimit ishte diametralisht i kundėrt”. Runi i befasuar la fushėn Arena tė Amsterdamit, duke pritur tė shikonte nė skenėn gjigande elektronike tė stadiumin pėrsėritjen e veprimit tė tij, por ai nuk u dha. Pėr teknikun Ferguson gjėrat u pėrkeqėsuan se pas Runit u ndėshkua me karton tė verdhė dhe mesfushori Scholes, pėr njė ndėrhyrje tė rrezikshme nga pas dhe kjo nuk ėshtė njė gjė e re pėr tė. Dhe ndėrsa mbrojti kartonin e kuq tė Runit, Ferguson ishte i ashpėr me Scholes: “Nuk mund tė ketė asnjė shfajėsim pėr Pol. Ishte njė ndėrhyrje e rėndė nga pas”. Pėr Fergusonin kėto dy kartona tė kuq krijojnė jo pak probleme pėr ndeshjen e hapjes sė sezonit me Fulham mė 20 gusht.