Eshtė zgjidhur mė nė fund dhe cėshtja e teknikut tė ri tė Aston Villas. Martin ONeill do tė jetė ai qė do tė drejtojė skuadrėn angleze drejt rikthimit tė sukseseve, I rikthyer nė pozicionin e trajnerit pas 15 muajsh mungese, ONeill beson se Aston Villa do tė jetė ndėr skuadrat mė tė mira dhe ėshtė ky qėllimi I tij pėr kėtė sezon.Aston Villa ėshtė njė nga klubet mė fantastike mė njė histori tė gjerė-ėshtė shprehur ONeill-Mendoj se cdo klub qė ka njė histori meriton tė jetė ndėr skuadrat mė tė mira tė Premiershipit.Ende nuk kemi filluar por kam shumė kurajo kur sezoni ende nuk ka filluar. Pas dy javėsh do tė luajmė me Arsenalin. Ne do tė kėrkojmė tė rikthehemi nė ditėt e lavdishme. E di qė ka kaluar gati 25 vjet qė Aston Vila ka fituar njė trofe europian dhe ne synojmė tė kthehemi tek ky trofe. Kjo ėshtė endrra jonė dhe unė dua tė jem pjesė e saj pėr vitet nė vazhdim. Por mbetet vetėm tė shohim se pėr sa kohe do tė mbetet tek Aston Villa, Martin ONeill pasi ka drejtuar dhe mė parė Ėycombe, Leicester dhe Celtic pėrpara se tė vinte te Aston Villa. |