Krotati 74-vjeēar Oto Bariē, qė drejton pėrfaqėsuesen shqiptare nga 1 korriku ka fatin tė bashkohet me trajnerė tė ekipeve mė tė mėdha nė botė si Italia (kampione bote) apo Brazili (rekordmen) nė premierėn e parė tė tyre me ekipet qė ata drejtojnė.
Nėse Bariē i Shqipėrisė sė vogėl do tė ndeshet mė njė nga ekipet mė modeste nė Botė, siē ėshtė San Marino, po mė 16 gusht do tė pėrballet me kundėrshtarin e parė tė tij Kroacinė e trajnerit tė ri Slaven Bilic edhe trajneri i porsaemėruar i Italisė, Roberto Donadoni. Nė tė njėjtėn ditė, edhe trajneri i Brazilit, Dunga do tė ketė premierėn e tij kundėr Norvegjisė, ndėrsa ka thirur njė ekip eksperimental.
Nėse Donadoni ėshtė pasues i njė trajneri kampion bote si Marēelo Lipi, dhe Dunga zuri vendin e trajnerit tė dėshtuar Karlos Alberto Parriera, Bariē do tė ulet nė pankinė e refuzuar tė rekordmenit absolut tė sukseseve me ekipin shqiptar, gjermanin Hans Peter Brigel.
E mėrkura e 16 gushtit pėrbėn premierė pėr shumė trajnerė: Leon Benhaker i Polonisė, Gus Hidink i Rusisė.
Franc Hoxha
|