Trajneri i CSKA-sė sė Sofjes, Plamen Markov pohoi se ndeshja miqėsore me kampionen e Maqedonisė, Rabotnicki Kometal e fituar 2-0 (gola te Florentino Petre) nuk shėrben ende pėr pėr tė konsoliduar ekipin e tij, por paralajmėroi pėrmes shtypit bullgar se do tė shkojė nė Tiranė pėr tė fituar me kundėrshtarin e saj nė Kupėn UEFA, Dinamon e Tiranės. Ne e dimė se ndeshja nė Tiranė ėshtė e vėshtirė. Me informacionet qė kam siguruar e vlerėsojmė Dinamon si njė ekip shumė tė mirė, por kam besim se do tė fitojmė. Ne e dimė se kushtet atmosferike nė Tiranė janė tė nxehta, por koha dhe orari i hershėm i ndeshjes nuk pėrbėn asnjė problem pėr ne, -thotė Markov pėr shtypin bullgar, qė sillet nė albania-sport.com nga gazetari bullgar Ivo Andreev. CSKA ka regjistuar nė listėn e saj tė dėrguar nė UEFA edhe futbollistin Janev, pasi ende nuk ka njė pėrgjigje nga klubi francez Grenoble nė lidhje me transferimin e tij zyrtar, pavarėsisht se lojtari bullgar i kaloi testet. |