Partizani edhe pse u eliminua nga Kupa Intertoto qysh nė turin e parė nga skuadra qipriote Ethnikos Achnas, pas njė humbje nė Qipro (4-2) dhe njė fitoreje nė Tiranė (2-1), shėnoi katėr gola nė dy takimet. Janė katėr autorė tė katėr golave tė skuadrės sė kuqe: Elis Bakaj (66\'), dhe Arjan Sheta (78\'), autorė tė dy golave nė ndeshjen e parė tė humbur 4-2, dhe Dorian Bylykbashi (29\')dhe Arbėr Abilaliaj (90\'), autorė tė dy golave nė ndeshjen e dytė tė fituar 2-1. Partizani nė dy takimet me skuadrėn qipriote shėnoi 4 gola dhe pėsoi 5 tė tillė. Interesant ėshtė fakti se futbollisti i skuadrės qipriote AS Ethnikós Įchnas, Marko Kmetec, ka shėnuar katėr gola nė dy ndeshjet e turit tė parė (po aq sa ekipi i Partizanit. Kmetec ėshtė shėnuesi i dytė mė i mirė i turit tė parė nė Kupėn Intertoto, ndėrkohė qė mė shumė gola ka shėnuar Robert Rak (FC Nitra) me 5 gola. |